RTV Ora - Basha, takim nën shi me mallakastriotët: Ogur i mirë

RTV Ora - Basha, takim nën shi me mallakastriotët: Ogur i mirë

#rtvora br br Moti nuk e favorizoi takimin e kreut të demokratëve Lulzim Basha me mallakastriotët. Por Basha u shfaq i pashqetësuar në podium.br br Basha: Shiu që bie si një ogur i mirë i një të nesërme pjellore jo vetëm për fermerët por të gjithë shqiptarët e ndershëm për punë, mirëqënie, pasurim dhe liri për të gjithë.br br Duke ju referuar të pranishmëve në shesh, lideri i opozitës tha se tashmë nuk bëhet më fjalë për ngjyra partie.br br Basha: Në këtë shesh ka dhe vëllezër dhe motra socialistë që nuk kanë asgjë të përbashkët me tradhtinë e rilindjes, braktisjen nga Edi Rama të shqiptarëve, korrupsionin dhe krimin.br br Përballë njëra-tjetrës nuk ndodhen Shqipëria blu dhe Shqipëria e kuqe. Janë bashkuar dhe socialistët që duan ta shpëtojnë partinë e tyre nga kthetrat e krimit. Është shumica e vjedhur përballë një pakice që është pasuruar mbi djerësën dhe gjakun e shqiptarëve.br br Sot në Ditën e Europës është ora dhe vendi ta themi qartë se këto dy Shqipëri nuk rrinë dot bashkë.Njëra duhet të largohet dhe tjetra të qëndrojë.br br Gjatë takimit mbi kokat e të pranishmëve fluturoi edhe një dron i lëshuar nga të rinjtë demokratë të këtij qyteti me mesazhin: Mallakastra e ka bërë zgjedhjen e saj, Shqipëria si gjithë Europa!.br br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 03:58

Your Page Title