Opozita proteston serish te shtunen ne kryeqytet

Opozita proteston serish te shtunen ne kryeqytet

Për të katërtën herë radhazi opozita do të protestojë në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? për largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Strategjia që do të ndiqet në tubimin përpara Kryeministrisë po mbahet larg vëmendjes së medias, por mësohet se zgjatja e protestës do të më shumë se 3 orë.br br Nuk dihet nëse protestuesit pas tubimit përpara Kryeministrisë do të drejtohen nga ana e organizatorëve drejt godinës së parlamentit, pikërisht aty ku në 13 Prill protesta degjeneroi në dhunë.br br Nisur nga incidentet e shënuara në protestën e kaluar, por edhe ashpërsimi i toneve ditët e fundit nga Lulzim Basha, Ambasada Amerikane i ka ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të tubuar paqësisht, duke i cilësuar jodemokratike dhe të paligjshme aktet e dhunës.br br "E drejta për t?u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive".br br Kjo është hera e dytë që opozita do të protestojë në mbrëmje. Për këtë arsye plani i masave nga ana e policisë do të jetë i njëjtë më atë të tubimit të 13 Prillit, ku do të angazhohen rreth 1200 efektivë.br br Ndërkaq i gjithë perimetri i Kryeministrisë, ai i Piramidës dhe godinës së parlamentit do të jetë i rrethuar nga barriera metalike dhe i survejuar nga kamera me rezolucion të lartë, për të identifikuar çdo element me rrezikshmëri.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:33

Your Page Title