Perplasja me arme ne Lungomare

Perplasja me arme ne Lungomare

Policia e Vlorës vazhdon shoqërimet në komisariat për përplasjen me armë që ndodhi një ditë më parë në Lungomare ku u plagos një kalimtar i rastit.br br Tv Klan ka siguruar edhe pamjet se si njëra prej makinave të përfshira në përplasjen me armë largohet pas ngjarjes. Është pikërisht ky automjet që u gjet i djegur në fshatin Babicë.br br Mësohet se janë marrë në pyetje disa persona, por ende nuk ka të arrestuar apo autorë të identifikuar.br br Një person me precedentë të mëparshëm penalë, i cili para pak kohësh i ka shpëtuar një atentati me bombë, dyshohet se ishte në makinën që u sulmua.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:08

Your Page Title