Rama pas protestës: Nuk goditet qeveria as me 7 ore as 7 mije ore kapsolla e molotov

Rama pas protestës: Nuk goditet qeveria as me 7 ore as 7 mije ore kapsolla e molotov

#rtvora #protesta11maj #protestaeopozitesbr br Një ditë pas protestës mbi 7 orë të opozitës e shoqëruar me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e opozitës për tu larguar duke i lënë vendin qeverisë tranzitore që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. br br "Nuk goditet qeveria as me 7 ore as 7 mije ore kapsolla e molotov. Nuk jemi në kushtet e karshillëkut por të një përgjegjësie të madhe. Nuk funksionon me ?hapi rrugën budallait? Fare! " deklaroi kryeministri në konferencën me gazetarët mbajtur për më shumë se dy orë sot (12 maj 2019) në kryeministri.br br Rama ftoi për të ruajtur qetësinë dhe vetëpërmbajtjen "për të mos lejuar që nje grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit të influencojë më shumë sec duhet në mënyrën tonë të jetuarit, dhe i përsëriti ftesën edhe një herë "mikun e tij rrugë humbur" siç e quajti kryetarin e PD-se, Lulzim Basha në dialog ndërsa shtoi se presidenti nuk e thirrur asnjëherë për zgjidhjen e krizës.br br Nuk ka dyshim se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe sërish i kujtoi dënimet që Kodi Penal parashikon nëse preket qoftë dhe një qendër votimi. br br "Nuk ka shanc teorik jo praktik që të rrëzosh një qeveri legjitime, e dalë nga zgjedhjet ku ti ke qenë pjesë e qeverisë. Nuk ka shans, nuk ndodh. Synimi është gjetkë. Është të vendoset vendi në kushtet e një pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit Kushetues."br br U ndal dhe tek protesta e djeshme para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe i shprehu mirënjohje policisë për punën e saj me përjashtim të dhunës ndaj sekretarit organizativ te PD-se, Sahit Dollapit të cilin e quajti incident i ndodhur në kushtet jo optimale. br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:34:20