75 % e shqiptarëve nuk mbështesin protestat, Basha: Shërbëtor i krimit kush nuk është me ne

75 % e shqiptarëve nuk mbështesin protestat, Basha: Shërbëtor i krimit kush nuk është me ne

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita e ka marrë vendimin për tu përballur me çdo mjet kundër qeverisë, dhe se kush ishte kundër tij, ishte shërbëtor i krimit.br br "Asgjë nuk mund të kursehet në këtë betejë. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje, do të jetë shërbëtor dhe skllav i krimit, sepse skenari tjetër është që Shqipëria, përfundimisht të bjerë si demokraci, të bjerë si shtet i së drejtës dhe të kthehet edhe de jure në juntë kriminale", tha Basha.br br Por çfarë mendojnë shqiptarët për këtë aksion opozitar? br br Report TV publikoi rezultatet e sondazhit të kryer në bashkëpunim me institutin ?GPF Inspiring Research?, ku 69.4 e shqiptarëve të pyetur mendojnë se protestat e opozitës nuk duhet të vazhdojnë, ndërsa vetëm 25.7 mendojnë se protestat duhet të vijojnë.br br Po ashtu, vetëm 20.1 e të pyeturve mendojnë që protestat e opozitës janë paqësore, kundrejt 71.8 të atyre që i konsiderojnë të dhunshme.br br Nëse vetëm çereku i shqiptarëve e mbështesin vijimin e protestave opozitare, atëherë mbi deklarimet e zotit Basha, a mund të konsiderohen 75 të tjerët si shërbëtorë apo skllavë të krimit?br br Pavarësisht përgjigjes për këtë pyetje, Basha ka thirrur protestën e radhës kombëtare në 25 maj.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:29

Your Page Title