RTV Ora - Ekonomia në ngadalësim, BSH: Ndikim prodhimi i energjisë dhe tkurrja e investimeve

RTV Ora - Ekonomia në ngadalësim, BSH: Ndikim prodhimi i energjisë dhe tkurrja e investimeve

#rtvorabr Ekonomia shqiptare do të ketë një rritje më të vogël gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë ka argumentuar se të gjitha të dhënat tregojnë për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend. Disa prej shkaqeve kryesore janë ulja e prodhimit të energjisë elektrike, ulja e investimeve të huasë dhe rënia e eksporteve.br br Ecuria ekonomike në vend do të jetë më e ulët në muajt e parë të këtij viti. Në raportin e politikës monetare për tre mujorin e parë Banka e Shqipërisë ka konstatuar se të gjithë treguesit sinjalizojnë për ngadalësim të aktivitetit ekonomik.br br Faktorët kryesorë që do të ndikojnë në këtë situatë janë ulja e ndjeshme e prodhimit të energjisë elektrike, tkurrja e investimeve të huaja si dhe rënia e eksporteve shqiptare. Për shkak të mungesë së reshjeve në muajt e parë të këtij viti janë importuar mbi 110 milionë euro energji elektrike, duke e tejkaluar buxhetin e parashikuar nga kompania për këtë vit. br br Edhe ekspertë të institucioneve ndërkombëtare financiare e kanë theksuar se kriza e prodhimit të energjisë ndikon direkt në ekonominë shqiptare duke ngadalësuar rritjen, e cila vitin e kaluar arriti ne 4,3. Po ashtu sipas Bankës së Shqipërisë edhe kriza politike pritet të japë ndikime negative sidomos në drejtim të investimeve.br br Ndikim negativ në ekonominë shqiptare parashikohet të japë edhe situata e paqëndrueshme në eurozonë. Edhe niveli i inflacionit ka qenë më i ulët në tre muajt e parë duke kapur nivelin e 1.6 ndërkohë që Banka e Shqipërisë parashikon kthimin e tij në objektiv në vitin 2021. Përsa i përket ecurisë së kursit të këmbimit Banka e Shqipërisë parashikon një stabilizim të tij në tremujorin e dytë të vitit.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:23

Your Page Title