Brovina kerkon falje per foton

Brovina kerkon falje per foton

Vërtetësinë e fotografisë së publikuar dje para mediave nga deputetja Flora Brovina e ka vënë në pikëpyetje edhe vetë ajo duke thënë se nuk e ka verifikuar.br br Brovina ka kërkuar falje në një konferencë për media pasi  u mor rreth tre orë në pyetje nga Prokuroria Speciale.br br "Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut", tha ajo.br br Brovina thotë se foton, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, e ka marrë nga një anëtarë i KMDLNJ-së por nuk ka përmendur emra konkretë.br br Ajo ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka qenë në dijeni për këtë rast.br br Fotografia e publikuar dje dyshohet të jetë falsifikuar dhe një e ngjashme është gjetur në  faqe të huaja të internetit me përmbajtje pornografike.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:14

Your Page Title