RTV Ora - Meta dhe Balla “bashkohen” për integrimin dhe LANÇ

RTV Ora - Meta dhe Balla “bashkohen” për integrimin dhe LANÇ

#rtvorabr Presidenti, Ilir Meta dhe Taulant Balla, i lanë mënjanë përplasjet politike në distancë dhe nga Cërriku përcollën mesazhe bashkëpunmimi për proceset integruese. Vlerësimi i luftës së LANÇ, po ashtu vuri në sinkron Metën e Ballën, i cili tha se disa pseudohistorianë tentojnë të bëjnë pis LANÇ.br br Përplasjet politike i lanë në Tiranë.br br Presidenti Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në 76-vjetorin e batalionit të Dumresë përcollën mesazhe bashkëpunimi për të ardhmen e Shqipërisë në rrugën e integrimit.br br Është më e rëndësishme se interesat vetjake theksuan të dy.br br Meta: Tani është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin, që jo vetëm të nderojmë sakrificat e heronjve tanë dhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por edhe njëkohësisht të bëjmë më të mirën për vendin tonë, për integrimin europian të tij, në mënyrë që fëmijët e Cërrikut, fëmijët e Elbasanit, fëmijët e të gjithë Shqipërisë të rriten jo vetëm me mirënjohjen për të parët e tyre, por njëkohësisht edhe me ndjenjat patriotike, me dashurinë, për të bërë më të mirën për Atdheun tonë, pikërisht këtu në Cërrik, në Elbasan dhe në Shqipëri.br br Balla: Për Europën, për gjakun e dëshmorëve ne duhet të jemi të gjithë së bashku.br br Mbrotja dhe vlerësimi i Luftës Nacional Çlirimtare ishte tjetër pikë që bashkoi Presidentin me përfaqësuesin e PS, që sipas Ballës disa pseudohistorianë po tentojnë ta bëjnë pis.br br Meta: Dëshmorët kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme, sublime. Sakrificat që kërkohen sot janë më të thjeshta.br br Balla: Kush tenton të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare do të marrë përgjigje të ashpër nga ana jonë.br br Meta e Balla morën pjesë në ceremoninë përkujtimore, ku bashkë me ish-deputetët e LSI u bënë pjesë e disa aktiviteteve të mbajtura në Cërrik.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 13

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:24