Adela Muçollari ne jurine nderkombetare te “Premio Roma Danza”

Adela Muçollari ne jurine nderkombetare te “Premio Roma Danza”

Në një nga organizimet më të rëndësishme ndërkombëtare të kërcimit, në ?Premio Roma Danza?, me një traditë disa vjeçare, Shqipëria do të jetë pjesë e jurisë.br br Është hera e parë që vendi ynë ulet në karrigen e gjyqtarit në një konkurs që lakmohet nga balerinë që kërkojnë profesionalizmin. Teatrin tonë të Operas dhe Baletit do ta përfaqësojë Adela Muçollari, e përzgjedhur nga drejtuesit si ndër balerinat me paraqitje të mirë në sezonet e fundit artistike.br br Në një këndvështrim më personal, ky kërcim nga skena në karrigen e gjyqtarit, i përgjigjet edhe pjekurisë profesionale dhe mendore të 28-vjeçares.br br Konkursi zhvillohet në javët e para të Korrikut. Adela i ka hyrë studimit të konkursit ndër vite, konkurrentëve, vazhdimësisë se fituesve të ?Premio Roma Danza? dhe veçanërisht anëtarëve të jurisë që është përfaqësuar me emra të njohur të baletit e koreografisë. Mjafton të përmendim Petra Contin e La Scalës.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:21