“Lista Serbe” fiton ne veri te Kosoves

“Lista Serbe” fiton ne veri te Kosoves

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën dje për kryetar komune në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.br br Sipas të dhënave zyrtare, kandidatët e ?Listës Serbe? kanë marrë mbi 90 të votave ndërsa në garë ishin edhe kandidatë të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.br br Pjesëmarrja ishte rreth 42.2 e qytetarëve me të drejtë vote.br br Gjatë ditës janë evidentuar disa parregullsi pasi janë lejuar disa qytetarë serbë të votojnë me dokumentacionin e Serbisë.br br Ndërsa në  disa qendra votimi ishin të vendosur flamuj serbë.br br Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në këto zgjedhje qytetarët e asaj ane dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:15

Your Page Title