Rreze Dielli 21 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Pite me pulë pa peta

Rreze Dielli 21 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Pite me pulë pa peta

Pite me pulë pa peta br br Përbërësit:br br 500 gr pulëbr br marinimi i pulësbr br 1 lgj qepë e grirë ne rendebr br 1 lgj erza, perime te thatabr br kripë+ piper i zibr br 1 lk piper i kuqbr br 3 lgj vaj lulediellibr br Brumi:br br 300 gr miellbr br 3 kokrra vezebr br 200 ml kosbr br 200 ml krem kosibr br 200 ml qumështbr br 1 lç pluhur pjekësbr br kripëbr br 250 gr kos për lyerjebr br Përgatitja:br br Në një tas vendosim 1 lugë gjelle qepë të grirë hollë në rende, 1 lugë vegetë(erza, perime te thata), 1 lugë kafe piper të kuq, kripë, piper të zi, 3 lugë gjelle vaj lule dielli. I përziejmë mirë me furçë dhe fillojmë të lyejmë kofshët e pulës nga të gjitha anët. I lëmë të marinohen në frigorifer për të paktën 30 minuta ( të mbuluara). Përgatisim brumin duke vendosur miellin në një tas, pluhur pjekës, 3 kokrra vezë, krem kosi, kos dhe i ëprziejmë të gjithë përbërësit me një tel vezësh. Shtojmë fillimisht gjysmën e gotës së qumështit duke e testuar brumin vazhdimisht deri sat ë shohim që kosistenca e brumit të jetë njësoj si për krepa, pra një brumë i hollë. Nëse duhet e shtojmë edhe gjysmën tjetër të gotës (kjo varet nga madhësia e vezëve, pra qumështi mund të mos përdoret i gjithi). Lyejmë një tepsi mesatare me yndyrë dhe e vendosim në furrë që të nxehet mirë. Ndërkohë nxehim një tigan dhe kalojmë kofshët e pulës për ti pjekur, sa ti zbardhet mishi rreth e qark tyre. Hedhim brumin në tepsinë e nxehtë. Brumi nuk duhet të jetë më i trashë se 1,5 cm. Vendosim në të kofshat e pulës gjysmë të pjekura dhe vendosim tepsinë në furrë në tenperaturën 200ºC për 40 minuta.br br Pasi e nxjerrim nga furra e lyejmë sipër me kos ose krem kosi dhe e shërbejmë duke e shoqëruar me një sallatë.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 20:38

Your Page Title