RTV Ora – Zgjedhjet e 30 qershorit, 3. 5 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës

RTV Ora – Zgjedhjet e 30 qershorit, 3. 5 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës

#rtvora br Ministria e Brendshme publikoi listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të këtij viti. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë. nga numri total, sipas ministrisë, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; ndërsa sa i përket gjinisë, 51 e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 femra.br br Ministria e Brendshme tha se lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2017.br br Në deklaratë thuhet se lista e përditësuar përmban adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eleminuar këto kode.br br Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ?Dekriminalizimit?.br br Ministria e Brendshme theksoi se procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.br br Ministria e Brendshme sqaron se procesi i hartimit të listës së zgjedhësve ka nisur në zbatim të dekretit të Presidentit ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?. br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-30

Duration: 01:35