Rezervimet njesoj me vitin e kaluar

Rezervimet njesoj me vitin e kaluar

Shëngjini po bëhet gati të presë turistët. Fadromat e bizneseve që shfrytëzojnë 8 km vijë bregdetare po rrafshojnë rërën. Zyra e turizmit në njësinë administrative, thotë se edhe këtë vit rezervimet janë në nivelet e sezonit të kaluar.br br Gjovalin Maklaj, përgjegjës i zyrës së turizmit: Sivjet jemi në shifrat e vjetshme për turizmin ku 70 e zënë turistët nga Kosova dhe të tjerët janë çekë, polakë, italianë dhe rusë.br br Siguria dhe shërbimi për pushuesit mbeten prioritetet kryesorë të këtij sezoni turistik.br br Gjovalin Maklaj, përgjegjës i zyrës së turizmit: Çdo biznes që shfrytëzon stacionet e plazhit duhet të ketë një vrojtues, 25 të tillë do shtohen në këtë sezon.br br Vetëm pak km larg Shëngjinit, rrugës për në zonën e Ranës së Hedhun takojmë edhe  një grup turistësh të huaj.br br "Ne jemi nga Sllovakia dhe Republika çeke është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Vizituam Tiranën , Shkodrën, Koplikun dhe  Thethin, një fshat malor shumë i bukur.  Po kërkonim në hartën e Shqipërisë për këtë zonë dhe resortet e saj për të qëndruar këtë fundjavë në plazhin e Shëngjinit".br br "Shqipëria na pëlqen shumë,sepse keni një natyrë të shumëllojshme  me pamje të mbresëlënëse dhe ky tur ka qenë i mrekullueshëm për ne".br br Vetëm një javë nga çelja e sezonit turistik tek Rana e Hedhun, bizneset po vendosin çadrat dhe shezllonët për turistët vendas dhe të huaj.br br Pikat vrojtuese janë gati.br br Pak më tutje po ngrihet edhe skena e Festivalit Ndërkombëtar të muzikës elektronike UNUM. 30 mijë turistë vendas dhe të huaj do të popullojnë vijën bregdetare prej 6 km të zonë së Ranës së Hedhun, për të startuar edhe këtë sezon veror.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2019-05-30

Duration: 01:48

Your Page Title