RTV Ora - Arta Marku pranon: Vetingu ndikoi negativisht tek prokurorët

RTV Ora - Arta Marku pranon: Vetingu ndikoi negativisht tek prokurorët

#rtvorabr Vetingu ka pasur ndikim negativ në punën e prokurorëve. E pranon vetë Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku e cila sot raporton në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve të drejtuar nga Ulsi Manja. br br "Ka qenë një vit jo i zakonshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët. Ka nisur procesi i vetingut. Shumë prokurorë kanë qenë gjtë gjithë kohës në korrespondencë me KPK. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh , kjo do të thotë që prokurorët kanë qenë pak apatikë, pasi në mënyrë të pashmangshme ky proces ka ndikur negativisht mbi ta, duke i bërë edhe të pasigurtë. Pavarësisht se të gjithë këtu kemi rënë dakord që reforma duhej dhe vetingu është i pashmangshëm pasojat janë këto."br br Vihet re dhe një ulje e numrit të materialeve që janë trajtuar nga prokuroria në krahasim me vitin 2017 por zonja Marku tha se nuk është tregues i rënës së punës së prokurorisë.br br "Ka një ulje të lehtë të numrit total të materialeve që janë trajtuar nga prokuroria por nuk mund të tregohet në asnjë mënyrë si rënie e treguesve të punës së prokurorisë. Porkuroria është institucion që nuk punon vetëm dhe vetëm një numër i ulët mund të jenë regjistruar me iniciativën e saj pjesët tjetër janë referime nga policia dhe institucione të ndryshme."br br Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria në Tiranë me 31. br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-30

Duration: 01:26

Your Page Title