Report TV -Balla: Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik

Report TV -Balla: Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka inspektuar punimet e fazës së tretë të projektit të Rilindjes Urbane të Belshit, i cili parashikon ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave përreth liqenit, pa munguar as hapësirat rekreative.br br Në fjalën e tij, Balla tha se Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik, edhe pse investimi ende nuk ka përfunduar.br br ?Do të jetë një projekt modern, sepse synohet, jo vetëm krijimi i një unaze përreth gjithë liqenit, por edhe me kënde rekreative të cilat e bëjnë të gjithë hapësirën të shfrytëzueshme.Është një investim rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra, në një bashkëpunim shumë të frytshëm mes Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë së Belshit?, deklaroi Balla.br br Qyteza e bukur buzë liqenit, tashmë pret vizitorë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm. Po ashtu, investimet në liqenin e Seferanit, pedonalja, krijimi i bujtinave, aktivitete të shumta në natyrë, kulinaria me prodhime bio të zonës e bëjnë Belshin destinacion të fundjavave.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-05-30

Duration: 01:18

Your Page Title