RTV Ora - Të paharruarit e Spaçit

RTV Ora - Të paharruarit e Spaçit

#rtvorabr Përmes muzikës dhe letërsisë, në ish-burgun famëkeq të Spaçit u përkujtuan ata që humbën jetën apo vite të tera në kampin e internimit politik. Mesazhi ishte për të mos harruar dhe mbrojtur këtë dëshmi të së shkuarës, ndërsa Drejtori i Studimeve të Krimeve të Komunizmit kritikoi politikën se ka bërë vetem retorikë.br br Ata që humbën jetën por dhe ata që kaluan përmes ferrit të burgut të Spaçit u përkujtuan me muzikë e letërsi.br br Të Paharruarit, cilësohen sot ata që prej aty sfiduan regjimin e egër komunist ndaj kujtesa e kësaj të vërtetë cilësohet detyrim.br br Satler: Kurajo e tyre na siguroi sot një të ardhme ndryshe, por morën si shpërblim ekzekutimin dhe dënimin.br br Ish-kampi famëkeq është dëshmi dhe nyje lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes.br br Por Ministrja e Kulturës, thekson se Spaçit nuk i duhet hequr i gjithë tisi i misterit që çdokush ka krijuar rreth tij.br br Margariti: Nuk e shikoj asnjëherë me vlerë që të heqim vellon e misterit që çdokush mbart në vetëvete kur mendon për një gjë të tillë.br br Agron Tufa, Drejtor i Studimeve për Krimet dhe pasojat e komunizmit që në fjalinë e parë ishte kritik ndaj politikës për mungesë vullneti për ti bërë gjërat ashtu siç duhet në këtë drejtim.br br Tufa: Ekziston retorika politike sa për të kaluar rradhën dhe është hipokrizia më e thellë.br br Autorët Fatos Lubonja, Bedri Coku dhe Shkëlqim Abazi, kthyen në kohë vuajtjet e tyre nëpërmjet shkrimeve në librat e tyre.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2019-05-31

Duration: 01:30