RTV Ora - Arrestimi i mjekëve, korrigjim për zëvendësimin e termit 'neglizhencë'

RTV Ora - Arrestimi i mjekëve, korrigjim për zëvendësimin e termit 'neglizhencë'

#rtvorabr Ndryshimi i kodit penal duke klasifikuar si neglizhencë rastet e mjekimeve të pakujdesshme është vlerësuar i gabuar nga prokuroria e përgjithshme. Përfaqësuesi i këtij institucioni tha në komisionin e shëndetësisë, se policia duhet të veprojë me arrestimin e mjekëve vetëm kur ka arsye të forta. Mjekët kërkuan një ndryshim të qartë ligjor që mbi të gjitha të rregullojë marrëdhënien e besimit mjek-pacient.br br Prokuroria e Përgjithshme është shprehur kundër ndryshimeve ligjore në kodin penal që klasifikojnë si neglizhencë, rastet e mjekimeve të pakujdesshme me pasoja për pacientët.br br Prokurori Kujtim Luli paraqiti qëndrimin e organit të akuzës në Komisionin e Shëndetësisë gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në kodin penal.br br Kujtim Luli: Fjala neglizhencë në doktrinën e të drejtës penale është një fjalë e huazuar dhe përkthehet pakujdesi. Prandaj duhet shënuar ashtu siç e kërkon teknike legjislative e kodit penal.br br Por propozimi i mjekëve ishte i drejtpërdrejtë.br br "Ose ne të biem dakord që ta lemë këtë nenin si pakujdesi apo neglizhencë dhe të ulim masën e dënimit, ose përndryshe ti heqim nenet përkatëse dhe mjekët të gjykohen bazuar mbi pretispozitat e kodit."br br Në komision debatet u ngritën edhe për çështjen e arrestimit të mjekëve.br br "Po na ikën mjekët nga spitalet dhe përfundojnë mjekë lagjesh. Nuk do punojë njeri në spital, ose do ikën jashtë, prandaj duhet të gjejmë një zgjidhje"br br Sipas prokurorisë, arrestimi i mjekëve duhet të bëhet vetëm në ato raste kur policia ka një arsye të fortë.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-05-31

Duration: 01:35