RTV Ora - Gjergj Cukali mbetet në burg për vrasjen e ish-policit Arben Bilali

RTV Ora - Gjergj Cukali mbetet në burg për vrasjen e ish-policit Arben Bilali

#rtvorabr Togat e zeza për rreth 2 orë kanë dëgjuar pretendimet e palëve dhe në fund vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij. Gjatë seancës, mësohet se Cukali nuk ka folur, ndërsa prokuroria provën më të fortë ka pasur ADN-në e gjetur në makinën e përdorur në vrasje por dhe përgjime telefonike.br br Seanca u ndërpre për disa minuta me kërkesë të avokatit, për tu njohur me aktet e dosjes, për shkak dhe të kohës së shkurtër nga arrestime tek dalja para gjykatës.br br I ashtuquajturi ?i forti i myslym shyrit?, Cukali u arrestuan natën e të enjtes në zonën e vasil shantos në kryeqytet, i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Bilali.br br Identifikimi i Cukalit mësohet se është bërë nga analizat e ADN-se te marra nga një shishe ujë gjendur në makinën e përdorur pas vrasjes së Bilalit.br br 40-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e 50-vjeçarit është një person i njohur për policinë, pasi është arrestuar për disa vepra penale, si trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.br br Autori i dyshuar Cukali nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e Bilalit, ndaj burimet sqarojnë se po punohet dhe për identifikimin e personave të tjerë.br br Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti, ku ish-polici, Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.br br Arrestimi i Cukali 4 muaj pas vrasjes- 40-vjeçari, i njohur ndryshe dhe si i forti i "Myslym Shyrit", u arrestua më 31 maj. br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2019-06-01

Duration: 01:28

Your Page Title