Report TV - Era dhe rrebeshi rrëzojnë pemën në mes të rrugës në Berat

Report TV - Era dhe rrebeshi rrëzojnë pemën në mes të rrugës në Berat

Moti i keq që ka përfshirë vendin orët e fundit ka shkaktuar probleme në qytetin e Beratit. Si pasojë e erës së fortë dhe rrebesheve një pemë rrapi është thyer dhe ka rënë mbi rrugë.br br Për disa minuta qarkullimi i automjeteve mes dy urave asaj të Goricës dhe Urës së Varur është bllokuar. Nga rrëzimi i kësaj peme janë dëmtuar hekurat mbrojtës anës rrugës së këmbësorëve.br br Ndërkohë që për largimin e saj nga rruga, si pasojë e përmasave të mëdha është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të qytetit. Ata kanë bërë të mundur prerjen në copa të pemës dhe më pas largim e saj nga rruga.br br Fatmirësisht në zonë nuk raportohet për probleme të tjera.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-06-03

Duration: 00:28

Your Page Title