Termeti në Korçë! Banorët kalojnë natën e dytë në çadër, sherr me punonjësit e emergjencave

Termeti në Korçë! Banorët kalojnë natën e dytë në çadër, sherr me punonjësit e emergjencave

Banorët e tre fshatrave në Korçë, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë që u prekën nga tërmeti të shtunën kanë kaluar natën e dytë jashtë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.br br Numri i banorëve të tre fshatrave që kanë kaluar natën në çadër edhe mbrëmë ka qenë mbi 200, ndërsa paniku vijon, pasi mbrëmjen e djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme nuk kanë pushuar lëkundjet sizmike.br br Edhe pse kanë qenë me magnitudë të vogël 2.1, 2.4 dhe i fundit 3.4 ballë në 07:49 minuta, banorët e kanë kaluar natën në panik, ndërsa nuk kanë munguar edhe reshjet e dobëta të shiut.br br Nga tërmeti janë dëmtuar mbi 180 banesa, ndërsa sizmologu Rrapo Ormeni tha dje në një lidhje telefonike për Report Tv se pas goditjes kryesore pardje në qarkun e Korçës, me epiqendër në Floq, të tjerat që kanë vijuar edhe nuk paraqesin rrezik.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2019-06-03

Duration: 03:19

Your Page Title