Report TV -Mot me shi edhe ditët në vijim, kur pritet të 'trokasë' dielli

Report TV -Mot me shi edhe ditët në vijim, kur pritet të 'trokasë' dielli

Teksa të gjithë janë në pritje të sezonit veror, reshjet e shiut vazhdojnë të jenë të pranishme intensivisht. Këto reshje do të jenë edhe gjatë pasdites së sotme, po në sasi më të pakët. Meteorologia Adiola Bani e Meteoalb shprehet se një mot i tillë do të na shoqërojnë edhe ditët në vijim, ndërsa përmirësim të motit pritet të kemi pas ditës së enjte.br br Bani: ?Në pasdite do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që reshjet do të mbeten edhe ditën e martë dhe të mërkurë, edhe pse me intensitet më të dobët. Përmirësim i situatës dhe rikthimi i ditëve me diell pritet pas ditës së enjte, duke pasur kështu edhe rritje temperaturash?.br br Në zonat juglindore që janë të prekura nga tërmeti do të kemi pauzë të reshjeve. Sa i përket zonave bregdetare, në ditët në vazhdim do të ketë më shumë kthjellime.br br Bani: ?Në zonat juglindore që janë të prekura nga tërmeti, duke filluar nga ora 4 e pasdites së sotme do të kemi pauzë të reshjeve, sidomos në qarkun e Korcës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-06-03

Duration: 01:30

Your Page Title