RTV Ora - Tërmetet në Korçë, sherr dhe grushta mes banorëve dhe punonjësve të ndërmarrjes

RTV Ora - Tërmetet në Korçë, sherr dhe grushta mes banorëve dhe punonjësve të ndërmarrjes

#rtvorabr br Banorët e prekur nga tërmeti në fshatin Floq u përfshinë në debate me prefektin e Korçës për mungesën e kushteve jetike sipas tyre, ndërsa goditën një punonjës sipas tyre për shkak të një ofendimi që ai u kishte bërë. Janë më shumë se 160 banorë vetëm në këtë fshat që ankohen për trajtimin e gjendjes së krijuar pas tërmetit që u shkatërroi shtëpitë. Ndaj ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës.br br Indinjatën me fjalë për kushtet në të cilat po jetojnë këto ditë të vështira pas tërmetit që i la të pastrehë, banorët e Floqit ia shprehën prefektit të Korçës. Zemërimin e shfrynë me grushte mbi një punonjës të ndërmarrjes së shërbimit.br br Shkak për këtë akt janë bërë artikulimet dhe sjellja e mëhershme e këtij personi teksa u përgjigjej ankesave të banorëve në çadra për mungesën e ushqimit dhe kushteve.br br Përballë ankesave të banorëve, prefekti i Korçës, Dhori Spirollari u ka kërkuar gazetarëve që po raportonin situatën që të fikin kamerat.br br Mbi 160 banorë të Floqit kaluan në këto çadra natën e dytë për të cilën thanë se ishte e vështirë për shkak të reshjeve të shiut.br br Fëmijë e të moshuar thonë se gdhinë të mbështjellë me batanije në kushte sipas tyre të vështira dhe gjendje të rënduar për atë që do të ndodhë të nesërmen.br br Ndaj kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në zonë, çka edhe do tu siguronte kompensim të plotë për dëmet.br Për më shumë lexoni në: Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-06-03

Duration: 01:51

Your Page Title