RTV Ora - Trafik droge dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali

RTV Ora - Trafik droge dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali

#rtvora br br Në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion i Policisë italiane të Modenas ka çuar në shkatërrimin e dy bandave shqiptare me aktivitet të paligjshëm në trafikun e prostitucionit e të lëndëve narkotike.br br Në pranga janë vënë disa shqiptarë, anëtarë të 2 bandave.br br Hetimet kanë zbardhur se ata shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore. Pa leje të rregullt qëndrimi e me një biznes përfitimi prej 180 mijë euro në muaj.br br Me anë të dhunës fizike e kërcënimit me vdekje vajzat detyroheshin të punonin si prostituta. Si vajzat ashtu dhe anëtarët e bandave nuk kishin leje të rregullt qëndrimi e shfrytëzonin kohën e ligjshme 3 mujore për të qëndruar në Itali, më pas riktheheshin në Shqipëri për të ardhur përsëri pas disa ditësh në Itali.br br Operacioni i koduar "Fossalta" ka zbardhur se dy grupet shqiptare ishin në rivalitet mes tyre, i cili ka çuar në një konflikt me armë zjarri i verifikuar më 5 prill 2018.br br Mbi 50 trupa policorë kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm kontrolle në mjaft banesa duke vënë në pranga disa nga anëtarët e 2 bandave kriminale.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-06-04

Duration: 01:32

Your Page Title