RTV Ora - Dy shokë sajuan atentatin në Vlorë për të përfituar azil

RTV Ora - Dy shokë sajuan atentatin në Vlorë për të përfituar azil

#rtvora br br E sajuar me qëllim përfitim azili në BE. Këtshu ka rezultuar ngjarja e 12 majit në Vlorë, ku një 24 vjeçar denoncoi se u sulmua me armë zjarri në makinën e tij në aksin Levan-Vlorë. Por verifikimet e policisë provuan se në fakt e gjitha ishte një sajesë dhe për këtë Romarjo Aliraj përfundoi në pranga bashkë me një bashkëpunëtor.br br Ngjarja që u raportua si atentat në fakt ka rezultuar të jetë një ngjarje e sajuar për interesa përfitimi.br br Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e 12 majit kur 24 vjeçari Romarjo Aliraj, denoncoi se e sulmuan me armë zjarri në aksin Levan-Vlorë.br br Si provë në vendngjarje u shkrehën 29 plumba dhe makina me të cilën udhëtonte i riu ishte nxjerrë jashtë rruge.br br Por pavarësisht breshërisë së plumbave ai kishte shpëtuar pa dëmtime dhe menjëherë më pas e orientoi policinë edhe drejt pistave të konflikteve të së shkuarës.br br Këtu duket se kanë lindur edhe dyshimet e para të policisë e cila me anë të hetimeve të thelluara, provoi se ishte përpara një ngjarje të sajuar me prova të manipuluara.br br Për këtë Aliraj, i njohur për një të shkuar me precedentë penalë kishte bashkëpunuar me një 55 vjeçar.br br Në bashkëpunim ata kishin përgatitur dhe realizuar ngjarjen dhe qëllimi sipas burimeve ishte përfitimi i azilit në vendet e Bashkimit Evropian.br br Por plani u zbulua dhe të dy përfunduan në prangat e policisë së Vlorës. Sipas policisë Aliraj duhet të ishte në arrest shtëpi për drejtim të mjetet në mënyrë të parregullt, por edhe këtë masë ai e kishte thyer dhe u arrestua duke lëvizur në qytet.br br Burime pranë grupit hetimor thonë se po punojnë për sqarimin e roleve të dy të arrestuarve dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë përfitimi duke rikthyer breshëritë e plumbave dhe njoftimet për atentat në një kohë kur Vlora ishte e trazuar nga ngjarjet kriminale.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-06-04

Duration: 01:23

Your Page Title