Lojtaret optimiste per takimin ndaj Islandes

Lojtaret optimiste per takimin ndaj Islandes

I rikthyer pas thuajse një viti në kombëtare Sokol Cikalleshi i sheh me optimizëm ndryshimet e shumta që ka hasur. Në konferencën e radhës sulmuesi analizoi situatën dhe foli për kundërshtarin e Shqipërisë.br br "Duke iu referuar sistemit të ri, duket se sulmuesit janë më të avantazhuar për të luajtur. Nga 4 që jemi luajnë 2, por nuk është përfundimtare. Nuk kemi problemi kush luan, kushdo që ka luajtur e kemi mbështetur. Kur ka luajtur, Bakaj, Sadiku apo Uzuni, do të kenë mbështetje. Ajo që është më e rëndësishme, është që kjo harmoni e re që është krijuar do të na ndihmojë në ndeshjet e radhës. Edhe pse futbolli nuk është matematik, por ndjehet diçka e re një fillimi i ri. Shpresoj ta konkretizojmë me Islandën dhe Moldavinë".br br Ndërsa Arlind Ajeti, edhe pse e ka humbur postin e titullarit në ekipin kombëtar, nuk nguron të tregohet gjithnjë i gatshëm. Ndeshja ndërmjet Islandës dhe Shqipërisë do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 15:00.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-06-04

Duration: 01:05