Prokuroria: Në dosjen 339 të gjithë forcat politike të përfshira në Durrës dhe Lezhë

Prokuroria: Në dosjen 339 të gjithë forcat politike të përfshira në Durrës dhe Lezhë

Të gjitha forcat politike janë të përfshira në shit-blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 - thotë Prokuroria për Krime të Rënda duke ju referuar hetimeve të kryera në kuadër të dosjes penale numër 339. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë hetimit për ?Korrupsion aktivpasiv në zgjedhje? janë konstatuar "të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësuesve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës".br br Reagimi i plote i Prokurorisë së Përgjithshmebr br Prokuroria prane Gjykates Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane, pasi u njoh me përmbajtjen e të dhënave të nxjerra në disa media të ndryshme sot më datë 5 Qershor 2019 për nxjerrjen e disa përgjimeve telefonike në procedimin penal nr.3392016, njofton se:br br Më datë 26.10.2018 në kuadër të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 të regjistruar për veprat penale të ? Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve?, ?Trafikimit të Narkotikëve? ? Grupit të strukturuar kriminal? si dhe ? Kryerjes së veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimal?, ka regjistruar dhe hetimin për veprën penale të ?Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete? parashikuar nga neni 295a3 i Kodit Penal.br br Ky hetim është regjistruar pasi në disa media janë publikuar të dhëna sekrete që dëmtojnë rëndë hetimin e procedimit penal. Më datë 01.02.2019 nga ana e Drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, është vendosur që ky hetim të kryhet nga grup hetimorë i përbërë nga tre prokurorë, duke i shtuar grupit hetimorë ekzistues dhe një prokuror dhe një oficer tjetër të policisë gjyqësore të Prokurorisë, për rritjen e efikasitetit të hetimit.br br Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake. Në kuadër të këtij hetimi ju njoftojmë se po hetohen 74 persona me masa sigurimi të ndryshme, për vepra penale të ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve? ?Trafikim i narkotikëve? në formën e ?Grupit të strukturuar kriminal? ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal? parashikuar nga nenet 283, 283a, 333a dhe 334 të Kodit Penal.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-06-05

Duration: 02:28

Your Page Title