Police te perfshire ne kultivimin e kanabisit

Police te perfshire ne kultivimin e kanabisit

Punonjës të Policisë së Shtetit dyshohet se janë të përfshirë në trafikun dhe kultivimin e kanabisit. Aktualisht janë duke u hetuar disa raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria.br br Deklarata u bë gjatë prezantimit të rezultateve të një tjetër operacioni, ku 4 policë kufitarë u arrestuan, ndërsa 6 të tjerë u pezulluan nga detyra. Këta efektivë, në bashkëpunim me shtetasin Arben Grabovari kanë lejuar kalimin kontrabandë të 54 makinave, disa prej tyre luksoze.br br Sipas grupit hetimor, priten ndalime edhe në radhët e punonjësve të doganave, ndërsa po hetohet edhe nëse automjetet kontrabandë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2019-06-07

Duration: 01:03

Your Page Title