RTV Ora - Anëtarët e PS-së në KQZ refuzojnë Metën në KQZ: Zgjedhjet do të mbahen

RTV Ora - Anëtarët e PS-së në KQZ refuzojnë Metën në KQZ: Zgjedhjet do të mbahen

#rtvorabr br Kreu i KQZ-së, Klement Zguri nuk pranoi të drejtojë mbledhjen në tryezën e të cilit është dhe dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor nderkohe qe 4 anëtarët e tjerë të KQZ e quajtën 'nul' dekretin e presidentit.br br Para se të ngrihej nga tryeza Zguri tha se ndodhej para një sfide dhe bëri të qartë se KQZ, institucion inferior ndaj presidentit nuk ka kompetencë për të diskutuar dekretin e kreut të shtetit dhe u ngrit nga tavolina duke ftuar anëtarët e tjerë ta ndjekin nëse kanë të njëjtin mendim.br br Kreu i KQZ, Klement Zguri: Është një situatë e pazakontë. Duket si sfidë. Nga një anë kam presidentin që çdekreton datëm dhe nga ana tjetër një mbledhje me një rend dite të thirrur nga dy kolegët e mi. Respektimi i ligjeve dhe hierkaisë duhet të jetë ajo që duhet të prevalojë. Refuzoj ti futem brendësi, kompetencës dhe arsyeve të tjera sepse nuk është KQZ organi që e ka këtë detyrim. Kam këtu Kodin Zgjedhor, gjithëkush mund të lexojë se deri ku shtrihet hapi i KQZ. A mundemi ne si anëtarë të KQZ, institucion inferior në raport me Presidencën, të refuzojmë një vullnet të tillë? br br Për të mos e zgjatur, për mua është një lloj sfide që në një rend dite dy kolegë i bëjnë dekretit të Presidentit. br br Personalisht nuk e gjej me vend qetësisht të drejtojë këtë mbledhje të KQZ kur ka debate kaq të forta dhe pa sens juridik. Për të qenë i qetë vetë në këtë paqartësi të madhe që ka përfshirë vendin unë jam i detyruar të çohem dhe kolegët të vazhdojnë mbledhjen, ose nëse janë në të njëjtën logjikë me mua mund të më bashkohen.br br Por nuk kishin të njëjtin mendim me Zgurin 4 anëtarët e tjerë të cilët e quajnë dekretin e presidentit "nul". Pas largimit të Zgurit, mbledhja u drejtua nga Denar Biba i cili e quajti aktin e presidentit "nul" br br Për më shumë lexoni në: Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2019-06-11

Duration: 30:25

Your Page Title