Bashkim Fino: Shkarkimi i Metes thellon gabimin qe kemi bere kur e votuam

Bashkim Fino: Shkarkimi i Metes thellon gabimin qe kemi bere kur e votuam

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino është i mendimit që Parlamenti nuk duhet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta.br br Gjatë fjalës së tij në Parlament, Fino u shpreh se ky akt do të thellonte më shumë gabimin që ka bërë mazhoranca kur e votoi Ilir Metën për President.br br Fino propozoi që Presidenti Meta të lihet në detyrë dhe të vazhdojë atë që deputeti socialist e quan "teatër presidencial".br br "Shumë prej nesh do të donim që Presidenti të shkarkohej sot dhe unë e kuptoj presionin e militantëve të bazës së partisë për të shkuar drejt procedurave të shkarkimit Meta. Janë po ata militantë dhe po ajo bazë që na pa me inat kur e votuam Presidentin. Por unë sot them se gabimin që kemi bërë dikur nuk mund ta thellojmë duke e shkarkuar. E lëmë të shkruajë deri në fund, për aq sa mundet, teorinë e tij dhe teatrin e tij presidencial. Ne duhet të lëmë që skenën finale të atij teatri ta luajë nga zyra e Presidentit", tha Bashkim Fino.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2019-06-13

Duration: 07:19

Your Page Title