RTV Ora - KQZ rrëzon kërkesën e Idajet Beqirit, nuk çregjistron Unitetin Kombëtar

RTV Ora - KQZ rrëzon kërkesën e Idajet Beqirit, nuk çregjistron Unitetin Kombëtar

#rtvorabr br Debati për Dekretin e presidentit Ilir meta mbi anulimin e datës së zgjedhjeve do të vendoset në kolegjin zgjedhor. KQZ ka rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga votimet e 30 qershorit. Me argumentin se nuk mund të bëhet pjesë në këtë proces, ankimimi që kjo forcë do ti bëjë vendimit në Kolegj do ti hap rrugë dhe çështjes nëse kreu I shtetit ka të drejtë me këtë veprim, apo veprimet e tij kthehen në nul.br br Partia Uniteti Kombëtar është forca e parë politike që ka kërkuar të dalë nga zgjedhjet pas dekretit të presidentit Meta për shfuqizimin e votimeve në 30 qershor.br br Kryetari i kësaj force politike kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë, duke e cilësuar situatën të papranueshme.br br "Nëpërkëmbet haptazi Kushtetuta e Shqipërisë"br br Kërkesa solli kundërshtimin prej përfaqësuesit të PSbr br "Nuk mund të tërhiqesh në garë, zgjedhjet nuk janë lojë lagjes"br br Ankimimi i parë ka sjellë në mbledhje dhe kryetarin e KQZ Klemend Zguri i cili theksoi se dekreti I presidentit ka hyrë në fuqi.br br "Drejtoria që boton varet nga ministria e Drejtësisë, po pse aktet të pavlefshme vendosen në fletoren zyrtare"br br Megjithatë përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ sërish e konsideruan nul dekretin, ndërsa Zguri theksoi se nuk mundet të drejtojë mbledhjen në kushte të tilla ndaj dhe u largua prej saj.br br Kërkesa e PUK është rrëzuar me 4 vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar. Por kjo i hap rrugë shqyrtimit të çështjes në Kolegjin Zgjedhor, kjo pasi kërkesa për tu çregjistruar do të prekë automatikisht dhe dekretin e presidentit, i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Për RTV Ora Idajet Beqiri u shpreh se ankimimin do ta paraqesë menjëherë pas zbardhjes së vendimit prej komisionit.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-06-13

Duration: 02:14

Your Page Title