Varesia nga uji ne prodhimin e energjise

Varesia nga uji ne prodhimin e energjise

Shqipëria do të nisë investimet edhe në fushën e prodhimit të energjisë nga era, me qëllim diversifikimin e burimeve të energjisë.br br Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha gjatë forumit të Kartës së Energjisë se shumë shpejt do të finalizohet edhe vlerësimi i ofertave për të shpallur fituesin e TEC-it të Vlorës, çka do të bëjë që një sasi e konsiderueshme e energjisë në vendin tonë të prodhohet nga gazi natyror.br br Varësia 100 e Shqipërisë nga prodhimi i energjisë vetëm nga uji ka krijuar faturë të madhe financiare për vendin.br br  ?Shqipëria është unike në Europë, pasi 100 e prodhimit të energjisë vjen nga uji. Duhet të diversifikohet portofoli i prodhimit të saj që në të ardhmen të ketë opsione të ndryshme.?br br Por ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se çdo projekt që do të miratohet në fushën e energjisë nuk duhet të ndërtohet në zonat e mbrojtura.br br Qeveria ka anuluar disa projekte koncesionare të ndërtimit të hidrocentraleve lejet e të cilave janë dhënë afër ose brenda zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-06-13

Duration: 01:20

Your Page Title