20 vjet SIGAL UNIQA, Avni Ponari dekorohet me “Grand Decoration of Honour”

20 vjet SIGAL UNIQA, Avni Ponari dekorohet me “Grand Decoration of Honour”

Ky përvjetor i kompanisë lider në treg, mblodhi së bashku me qindra të ftuar e personalitete të fushave të ndryshme, përfaqësuesë biznesesh, trupa diplomatikë, qeveritarë, institucione financiare, partnerë, staf dhe bashkëpunëtorë të SIGAL UNIQA Group Austria.br br SIGAL bën plot 20 vjet që nga koha e themelimit më 1999 nga Avni Ponari dhe bashkëpunëtorët e tij të fillimit dhe që prej vitit 2002 kjo kompani ka qenë gjithmonë e para në tregun e sigurimeve me standartet më të larta europiane dhe shërbim e korrektësi maksimale ndaj qindra mijëra klientëve të saj.br br ?Rrugëtimi 20-vjeçar, që nga 1999 kur ne themeluam Sigalin dhe ishim vetëm 5 veta dhe kishim një kapital vetëm 400 mijë USD, e deri më sot ku jemi mbi 1500 veta dhe me një kapital mbi 35 milionë euro, ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë sfida por edhe i bukur kur shikon se sa shumë besim u kemi dhënë shqiptarëve kudo në Ballkan dhe këtë e vërteton edhe prania juaj sonte.br br Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë klientët, që janë me qindra mijëra në Shqipëri-Kosovë e Maqedoni, të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-06-13

Duration: 02:56

Your Page Title