Rama: Meta të lexojë rezolutën dhe të kërkojë ndjesë! Mos e trash zullumin

Rama: Meta të lexojë rezolutën dhe të kërkojë ndjesë! Mos e trash zullumin

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta nga Prrenjasi gjatë takimit për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 Qershorit, që të lexojë rezolutën e miratuar sot nga Kuvendi dhe të reflektojë duke kërkuar ndjesë për të mos e trashur më zullumin. "Dua ti them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthejlltësi rezolutën e miratuar me 100 vota.br br Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ky është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë.br br Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi" tha ai.br br Këshilltari juridik i Presidentit, Meta deklaroi sot se kryetarët aktualë të Bashkive do të ushtrojnë mandatin e tyre derisa sa kryetarët e rinj që do të zgjidhen, por Rama e cilësoi si një tjetër pjellë të një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit.br br "Më tha Taulanti që Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që paskan thënë që ai po rishikon mundësinë e një date tjetër dhe deri atëherë kryetarët e bashkive do të rrinë në zyrë. Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit, që është vulosur dhe nuk e ndalon dot, as Ilir, as Saliu dhe as artisti me fallxhoren".


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-06-13

Duration: 03:47

Your Page Title