Report TV - Mediu: Protestat do të vijojnë! Negociatat s'hapen, Rama grusht shteti

Report TV - Mediu: Protestat do të vijojnë! Negociatat s'hapen, Rama grusht shteti

Mbi një orë ka zgjatur takimi i Lulzim Bashës me aleatët, ndërsa një prononcim për mediat, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur se protestat do të vijojnë kundër qeverisë, deri në largimin e Ramës.br br "Gjithë organizimi i diskutimit është që do të marrin cdo hap për të ndaluar këtë grusht shteti të organizuar nga Edi Rama. Sjellja e Ramës duke arrestuar protestues është kriminale na kthen në komunizëm.br br Kjo sjellje në kundërshtim me të ardhmen e vendit tashmë ka qartësuar edhe pozicionin e BE-së, që ka vendosur për të mos hapur negociatat dhe një pjesë e vendeve kërkojnë rikthimin e vizave. Sot po shkojmë në hapa pas për shkak të përgjegjshmërisë së Ramës dhe shqiptarët duhet të çohen.br br Ne kemi thënë që brenda 6 muajsh është e mundur që të organizohen zgjedhjet, por së pari duhet të largohet Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore" tha ai. I pyetur a do të vijojnë protestat, Mediu u përgjigj 'Të gjitha'.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-06-14

Duration: 02:08

Your Page Title