Prezantohet projekti i stadiumit te Kosoves

Prezantohet projekti i stadiumit te Kosoves

Kosova pritet të ketë një stadium të ri Kombëtar. Arena e re e përfaqësueses dardane do të ngrihet në afërsi të Drenasit dhe pritet të ketë një kapacitet prej 30 mijë vendesh. Projekti u prezantua të premten në Prishtinë tregoi se stadiumi do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.br br Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës: Republika e Kosovës duhet ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan gjithsesi dhe ky duhet të ndërtohet dhe të fillojë këtë vit. Këta djem janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme.br br Kërkesat e shumta për bileta e bëjnë tepër të vogël stadiumin ?Fadil Vokrri?br br Agim Ademi, President i FFK-së: Ndihem shumë mirë që ky projekt po jetësohet, jo vetëm për futbollistët tanë, por edhe për tifozët pasi kërkesat janë shumë të mëdha. Ne aktualisht e kemi stadiumin ?Fadil Vokrri? me 12 mijë ulëse derisa kërkesa online për bileta për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës është 100 mijë.


User: RTV KLAN

Views: 10

Uploaded: 2019-06-14

Duration: 00:56