Report TV -Kosova bllokon 8 autobusë me pasagjerë nga Shqipëria në doganën e Morinës

Report TV -Kosova bllokon 8 autobusë me pasagjerë nga Shqipëria në doganën e Morinës

Janë bllokuar prej pesë orësh 8 autobusë me pasagjerë të linjës Bajram Curr-Kosovë-Tiranë , të nisur nga Shqipëria drejt Kosovës në doganën e Morinës. Bllokimi i autobusëve është bërë për shkak se me urdhër të Ministrisë së Transportit në Kosovë nuk lejohet kalimi i tyre.br br Mësohet se mes pasagjerëve ka edhe fëmijë të cilët prej orësh presin në doganë, pritje e cila bëhet akoma më e vështirë për shkak të temperaturave të larta. .br br Rifat Hajdini, kreu i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë thotë se nuk ishin lajmëruar për këtë urdhër dhe i bën apel dy qeverive për zgjidhjen e situatës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-06-15

Duration: 01:54

Your Page Title