Burg për dy kryetarët që tentuan t'i bllokonin rrugën Ramës, me 'dy gishta' në Gjykatë

Burg për dy kryetarët që tentuan t'i bllokonin rrugën Ramës, me 'dy gishta' në Gjykatë

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan pasi më datë 13 qershor, iu vërsulën eskortës së kryeministrit Rama për t'i bllokuar hyrjen në qytetin e Librazhdit.br br Nga ana e Prokurorisë është kërkuar burg për 5 prej tyre por gjykata ka vlerësuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' vetëm për: kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqin si dhe për dy prej mbështetësve të PD-së, Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi dhe Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik.br br Ndërsa për ish-deputetin e PD-së, Aurel Bylykbashi është dhënë masa e sigurisë 'detyrim paraqitje. Po kështu detyrim paraqitje nga gjykata e Elbasanit është vendosur edhe për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni.br br Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje janë duke u proceduar në gjendje të lirë, edhe 16 persona të tjerë për veprat penale të ?Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme?, dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?? ?Pengim i subjekteve zgjedhore?. Sipas policisë, arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13 qershor, rreth orës 18:00 ata u grumbulluan tek kryqëzimi i Përrenjasit në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke tentuar që të bllokonin rrugën nacionale Elbasan ? Librazhd, për të penguar eskortën e Kryeministrit, ndërsa kanë goditur me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike ndaj saj.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-06-16

Duration: 00:24

Your Page Title