Report TV - Ish-deputet e përfaqësues të PD përplasen me policinë për KZAZ në Shkodër

Report TV - Ish-deputet e përfaqësues të PD përplasen me policinë për KZAZ në Shkodër

Një përplasje fizike është regjistruar në Shkodër mes simpatizantëve të Partië Demokratike dhe policisë së Shtetit në hyrje të Pallatit të Sportit ' ku është vendosur KZAZ nr.2.br br Incidenti ka ardhur pasi anëtarët e KZAZ nuk janë lejuar nga militantët e PD-së që të hyjnë në ambjentet e brendshme. Për të mundësuar këtë kanë ardhur në ndihmë Policia e Shtetit por mbështetësit e opozitës janë konfrontuar edhe me policinë.br br Kutjojmë se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një kërkesë zyrtare Policisë së këtij Qarku, ku i kërkon mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.br br Në letrën e saj, Ademi thekson se Policia duhet të jetë prezentë dhe të mbështesë bashkinë e Shkodrës në lirimin e këtyre ambienteve, pas dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.br br Ademi i referohet ligjit për qeverisjen vendore dhe për këtë arsye kërkon që Policia të ndihmojë në lirimin e KZAZ-ve nr.2, nr. 4 dhe nr.5.br br E gjithë përplasja ka ardhur pas kësaj kërkes nga ana e bashkisë së Lezhës, ndërsa i pranishëm në këtë konflikt ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-06-18

Duration: 07:57