Procedurat per shkarkimin e Metes

Procedurat per shkarkimin e Metes

Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve socialistë që firmosen për shkarkimin e kreut të shtetit, që sipas tyre shkeli Kushtetutën, duke dekretuar shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.br br Pjesë e procedurës së parashikuar parlamentare është dhe thirrja e kreut të shtetit përpara këtij komisioni. Ende nuk dihet nëse presidenti do ta shfrytëzojë këtë të drejtë që i jep ligji.br br Pas kësaj, komisioni do të hartojë raportin drejtuar Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor, i cili do të hetojë nëse ka argumente kushtetuese që provojnë se kreu i shtetit e ka shkelur librin themeltar të shtetit.br br Në përfundim kërkohen votat e 93 deputetëve që kërkesa e shkarkimit të marrë miratimin. E pas kësaj procedure të gjatë, fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese, që i jep formë të prerë vendimit të Kuvendit, ose e rrëzon atë, duke lënë në detyrë Presidentin e Republikës.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2019-06-18

Duration: 01:01

Your Page Title