RTV Ora - Meta për përplasjet në KZAZ: Po mbaj shënim të gjithë personat që shkelin ligjin

RTV Ora - Meta për përplasjet në KZAZ: Po mbaj shënim të gjithë personat që shkelin ligjin

#rtvora br br Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjet që po shënohen mes policisë dhe bashkive në KZAZ-të e vendit për zbatimin e dekretit të tij për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet vendore.br br Zëdhënësi i Presidentit të Republikës,Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat thotë se Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.br br Presidenti, nënvizon Blushi, po mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.br br "Të lirohen KZAZ-të", KQZ: Kërkesat e bashkive të djathta tejkalojnë kompetencatbr br Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përgjigje të kërkesave të bashkive të djathta, të cilat kërkojnë lirimin e ambienteve ku janë ngritur KZAZ-të, ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit.br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-06-18

Duration: 01:43

Your Page Title