RTV Ora - Çmimet në Shqipëri rriten, të ardhurat mbeten në vend

RTV Ora - Çmimet në Shqipëri rriten, të ardhurat mbeten në vend

#rtvorabr Çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri vijojnë të rriten ndërsa të ardhurat mbeten në vend.br br Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit maj çmimet e nëngrupit ?Ushqime dhe pije joalkoolike? pësuan rritjen më të madhe prej 3.3 , pasuar nga grupi ?Hotele, kafene dhe restorante?, me 2.1 dhe ?Pije alkoolike dhe duhan? me 1.5 .br br Por përtej kësaj Eurostat e vlerëson Shqipërinë një ndër vendet më të shtrenjta në rajon për sa i përket produkteve ushqimore ndërsa niveli i të ardhurave mbetet më i ulëti.br br Sipas të dhënave të Eurostat niveli i çmimeve është sa 79 e mesatares së BE ndërsa vendet e tjera të rajonit i kanë çmimet e produkteve ushqimore më të ulëta në një kohë të ardhurat i kanë shumë më të larta se Shqipëria.br br Qytetarët ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën ndërsa shprehen se mundohen të blejnë gjërat më të domosdoshme.br br Qytetar: "Çmimet rriten, ndërsa rrogat jo. Normalisht që bie niveli i konsumit."br br Qytetar: "Të ardhurat janë të ulëta ndërsa çmimet të larta, sidomos të fruta-perimeve."br br Në një raport të mëparshëm Eurostat vlerësonte se Qytetarët shqiptarë mbeten më të varfrit në Evropë dhe në Ballkan. Niveli i të ardhurave për shqiptarët vlerësohet 31 e mesatares së Bashkimit Europian ,një nivel ky më i ulëti nëse krahasohet me të gjitha vendet evropiane ndërsa në rajon krahasohet vetëm me Bosnjë Hercegovinën.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-06-21

Duration: 01:55

Your Page Title