Rreze Dielli 24 Qershor 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Makarona furre me pulë dhe perime

Rreze Dielli 24 Qershor 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Makarona furre me pulë dhe perime

Makarona furre me pulë dhe perimebr br Përbërësit:br br 1 qepë e madhebr br 2 thelpinj hudhërbr br 500 gr fileto pulebr br 2 speca me ngjyrëbr br 1 lugë gjelle salcë domatebr br 1 lugë çaji kuminbr br 2 lugë gjelle majdanoz i grirëbr br Kripë dhe piper i zibr br 400 gr makarona (pene)br br 60 gr djath i integruarbr br 125 gr djath mozzarellabr br Beshameli:br br 70 gr gjalpbr br 4 lugë gjelle miellbr br 1 litër qumështbr br Kripë, piper dhe arrë moskatbr br Përgatitja:br br Në një tigan të thellë ngrohim vajin vajin dhe kaurdisim për 5 minuta qepën të prerë në kubikë, hudhrën e copëtuar, fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Më pas shtojmë specat e e prerë në kubikë të vegjël dhe i trazojmë. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate, kumin, piper të kuq, majdanoz, kripë e piper të zi. Ndërkohë kemi vendosur një tenxhere me ujë të valuar e kripë dhe ziejmë makaronat për 9-10 minuta, 3-4 minuta më pak se minutazhi i zierjes.br br Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalp për 2-3 minuta. E shuajmë me qumësht duke tretaur me tel vezësh vazhdimisht deri sa beshameli të valojë. Shtojmë kripë, piper e arrë moskat. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas. I trazojmë me mishin e pulës që përgatitëm në tigan dhe I trazojmë së bashku.br br Lyejmë tavën me pak beshamel. Shtrojmë një shtresë me pure dhe përzierjen. Hedhim gjysmën e beshamelit, spërkatim me djath dhe shtrojmë shtresën tjetër të makaronave me mish. E nivelojmë dhe e mbulojmë me beshamel. Spërkatim me djath dhe feta mozzrela e më pas e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 2

Uploaded: 2019-06-26

Duration: 18:38

Your Page Title