Komisioneri publik kerkon shkarkimin e Zaganjorit

Komisioneri publik kerkon shkarkimin e Zaganjorit

Xhezair Zaganjori, Kryetari i Gjykatës së Lartë ka dalë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ku Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasurinë.br br Sipas Komisionerit, Zaganjori nuk mund provojë me dokumente të ligjshme disa pasuri. Këto gjetje janë kundërshtuar nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili i tha trupës se pasuria e tij është e ligjshme.br br Aktualisht, Gjykata e Lartë është jashtë funksionit pasi ka mbetur me dy anëtarë, nga 19-të. Situatën e komentoi në përfundim të seancës vetë Zaganjori, i cili tha se numri i dosjeve që priten të shqyrtohen është 32 mijë.br br Ndërsa në datën 10 Korrik do të zhvillohet seanca e radhës në KPA për Kryetarin e Gjykatës së Lartë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-07-01

Duration: 00:54

Your Page Title