RTV Ora - Franca dhe Belgjika u refuzuan azilin, riatdhesohen 32 shqiptarë

RTV Ora - Franca dhe Belgjika u refuzuan azilin, riatdhesohen 32 shqiptarë

#rtvorabr 32 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë janë kthyer sot në Rinas.br br Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge, ku gjatë një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës u riatdhesuan 32 shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.br br Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.br br "Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumenta të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero," apelojnë autoritetet.br br Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër.br br Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-01

Duration: 00:35