RTV Ora – Meta në pritje të Ramës dhe Bashës

RTV Ora – Meta në pritje të Ramës dhe Bashës

#rtvorabr Katër ditë para 30 qershorit, një tjetër lëvizje politike vjen nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka ftuar sot (27 qershor) në takim kryeministrin Edi Rama dhe shefin e opozitës Lulzim Basha. Prej orës 5:00 të mëngjesit, Kreu i Shtetit ndodhet në Presidencë. Në orën 09:00 ai do të presë kryedemokratin Basha.br br Ora 09:00 Basha i thotë PO ftesës së Metësbr br Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është treguar i përpiktë, duke mbërritur fiks në orën 9 në zyrën e kreut të Shtetit Ilir Meta për takimin e thirrur për krizën politike.br br Ora 08:35 Largohet Rama br br Pas rreth 60 minuta relaksim, kryeministri është parë të largohet me eskortën e tij.br br Ora 08:26 Meta e pret në Presidencë, Rama po bën notbr br Burimet bëjnë me dije se kryeministri, Edi Rama, po noton në ambientet e një Qendre Sportive pranë Presidencës.br br Meta e fton në takim, Rama: Jam i zënë me zgjedhjetbr br Dje kryeministri publikoi ftesën e Presidentit në twitter, teksa iu përgjigj me ironi: "Kemi zgjedhje, jam i zënë!"br br "Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë. E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç?kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor," shkruante Rama.br br Shkresa e firmosur nga drejtori i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, mbante datën 26 qershor dhe i drejtohej drejtores së kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.br br "Dëshiroj t'ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, Ilir Meta mirëpret nesër në takim kryeministrin Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjesi herët në orën 5:00 deri në orën 13:00 në zyrën e tij në Presidencë".br br Ky refuzim i Kryeministrit tregon qartë angazhimin e mazhorancës pavarësisht dekretit të Presidentit dhe mungesës së opozitës në zgjedhje.br br Por në këtë përgjigje vihet re që përveçse do të ketë zgjedhje me 30 Qershor, fati i dialogu politik është ende i pashkruar në letër.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-07-01

Duration: 01:32

Your Page Title