Report TV -Zgjedhjet/ Ushtria në mbrojtje të bllokut të ambasadave

Report TV -Zgjedhjet/ Ushtria në mbrojtje të bllokut të ambasadave

84 objekte të rëndësisë së veçantë janë marrë në mbrojtje nga ushtria. Është ky urdhri i përbashkët i ndërmarrë dhe miratuar nga Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, Ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu .br br Ndërkohë 280 oficerët e policisë që ruajnë sigurinë në këto godina do t'i bashkohen pjesës tjetër të forcave të policisë për t'u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.br br Ky urdhër vjen pas një sërë masash të ndërmarra nga policia që kanë si synim sigurimin e objekteve zgjedhore dhe procesit zgjedhor .br br Për zgjedhjet e 30 qershorit janë angazhuar rreth 7326 oficerë policie ndërsa është paralajmëruar se kush tenton të thyejë heshtjen në dy ditët e ardhshme që përkojnë me heshtjen zgjedhore, që do të thotë se tubimet janë të ndaluara dhe ata që do të protestojnë rrezikojnë burg nga 1-5 vite burg.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-07-01

Duration: 01:10