Kandidati i PS në Gramsh apel për të votuar: Uroj që të gjitha bashkitë t'ia kalojnë si ne

Kandidati i PS në Gramsh apel për të votuar: Uroj që të gjitha bashkitë t'ia kalojnë si ne

Në një prononcim për Report Tv, kandidatit i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Gramsh, Klodian Tace, ka deklaruar se procesi i votimit ka qenë mjaftë i qetë dhe se nuk janë shënuar incidente.br br Ai ka falenderuar qytetarët që kanë votuar si dhe ka ftuar banorët e tjerë që të dalin në votime.br br "Dua t'i falenderojë të gjthë qytetarët , na ka ngelur vetëm tre orë, me kulturën e vetë të zgjedhin, të dalin e të votojnë. E kanë të drejtën për ta shprehur. Urojë që bashkitë e tjera të kalojnë si ne. "br br Kujtojmë se ditën e sotme Klodian Taçe bëri edhe një denoncim ku tha Partia Demokratike në Gramsh ka filmuar votuesit që marrin pjesë në votime.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-07-01

Duration: 02:42

Your Page Title