Mosrakordimi i shifrave të votave, Glover: Shpresoj të mos jenë mbushje fiktive të kutive

Mosrakordimi i shifrave të votave, Glover: Shpresoj të mos jenë mbushje fiktive të kutive

Kryesuesja e misionit të OSBEODIHR, Audrey Glover u pyet gjatë konferencës në lidhje me mosrakordimin e rezultateve të pjesëmarrjes sipas informacionit paraprak të KQZ-së dhe ato që po dalin nga numërimi i votave. Glover tha se sapo e ka mësuar këtë informacion pasi vëzhguesit e OSBEODIHR janë ende në proces raportimi, por tha se shpreson që autoritetet ta zbardhin këtë ngjarje dhe të mos kemi të bëjmë me ndryshime fiktive të votave.br br " Në lidhje me numrin e votuesve që raportohet se është më i vogël sesa numri i votave sapo po e dëgjoj ne jemi duke marrë akoma informacion nga vëzhguesit, Shpresoj që autoritetet të jenë duke e parë nëse kemi të bëjme me mbushje fiktive të kutive", u shpreh Glover.br br A do të kthehej sërish në Shqipëri për të monitoruar procesin nëse zgjedhjet e 30 qershorit do të përsëriteshin? Glover thotë se do të ishte kënaqësi për të, por shton se këtë e vendos OSBEODIHR pasi monitoron situatën në vend.br br "Unë do kisha dëshirë të kthehesha sërish në Shqipëri, por do duhej që sërish të na bëhej një ftesë dhe nëse e merr këtë ftesë OSBEODIHR do të dërgonte një mision faktmbledhës për të parë si është situata, dhe pastaj të vendoste nëse do ta sillte një mision vëzhgues", u shpreh kryesuesja e misionit vëzhgues.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-07-01

Duration: 03:46

Your Page Title