RTV Ora - Rama paralajmëron opozitën: Burg kush do bllokojë rrugët

RTV Ora - Rama paralajmëron opozitën: Burg kush do bllokojë rrugët

#rtvorabr br Marrë shkas nga protestat e vazhdueshme të opozitës, apo bllokimet e rrugëve gjatë fushatës elektorale, Rama tha se këto javë do të bëhen ndryshime në kodin penal, ku parashikohet dënimi me burg për ata që bllokojnë rrugët.br br Edi Rama: Është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmërisë së uniformës blu në krye të detyrës. Me ndryshimet që do i bëjmë kodit penal sulmi ndaj policit, goditja e policit, prekja me dorë e policit do të konsiderohen vepra penale me burg dhe jo gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më e shfaqje të "tokës së xanun" me trupa njerëzor në rrugët dhe në hapësirat publike. Asnjë kundërshti sado legjitime e një grupi njerëzish nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimin e njerëzve në rrugët e vendit apo në investimet publike.br br Rama kërkoi nga policia e shtetit që të identifikojnë, ndalojnë dhe penalizojnë subjektet apo individët që kapen në paligjshmëri ndërtimore.br br Edi Rama: Ju kërkoj sot hedhjen në veprim për të identifikuar, ndaluar dhe penalizuar çdo subjekt apo individ që ushtron aktivitet ndërtimor të paligjshëm. Jo për muret dhe tjegullat e shtëpive në fshat, por kudo në hapësira urbane ku cënohet prona publike, prona e tjetrit apo çdo zonë strategjike zhvillime duke filluar nga vija bregdetare.br br Për më shumë lexoni në: Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-07-02

Duration: 01:42