RTV Ora - Rama për "La Stampa": Duke mos i shtyrë zgjedhjet mbrojta demokracinë

RTV Ora - Rama për "La Stampa": Duke mos i shtyrë zgjedhjet mbrojta demokracinë

#rtvorabr br Dhe sikur të mos mjaftonte nisma për shkarkimin si dhe injorimi për ftesën për dialog, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të thotë hapur dhe për mediat e huaja atë që ai mendon për Presidentin e Republikës.br br Në një intervistë për gazetën italiane "La Stampa" kreu i qeverisë është shprehur se me dekretin për anulimin e 30 qershorit Ilir Meta firmosi vetëvrasjen e tij politike. br br Rama: "Kemi një traditë të brishtë për institucionet pas 50 viteve diktaturë, që na kishte transformuar në Korenë e Veriut të Europës. Duke mos i shtyrë zgjedhjet mbrojta demokracinë. SHBA dhe BE e kuptuan?.br br Kryeministri ka treguar arsyen se përse nuk ra dakord për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, duke argumentuar se gjithcka u bë për të mbrojtur demokracinë duke harruar se në listën e kanidadëve në shumicën e bashkive kishte vetëm një kandidat.br br Rama: ?Shqiptarët që shkuan të votojnë shpëtuan vendin. Ishte në rrezik shteti i së drejtës. Nuk ishin zgjedhje vetëm për kryetarët e bashkive, kishte një rrezik shumë të prekshëm për përleshje. Nuk pati të tilla, sepse nuk ishte populli që i donte ato?.br br Një falenderim dhe vlerësim për shpëtimtarët e vendit, Edi Rama nuk e kurseu për ata që zgjidhën të shkonin në kutitë e votimit.br br Rama: ?Po zhvillohet një procedurë ?impeachment? për Illir Metën, do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij politike duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën?.br br Për më shumë lexoni në: Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-02

Duration: 01:40

Your Page Title